PULA Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Gliçan. U arrestua më 27 shtator 1946. Me vendim nr. 268, datë 3 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «dezertim», dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave civile dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. U falu me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 76/1, fl. 34-35; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]