(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, në Mborje të Korçës. Më 8 nëntor 1945, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «eksponent të Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me 7 vjet burg, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike e civile. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 130-131.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]