Purim
(hebraisht)

Tekstualisht: shorti. Festa në të cilën festohet shpëtimi i çifutëve nga veziri i madh persian (H)amana, i cili kërkoi nga mbreti Ahashverosh dekretin për shkatërrimin e tërë perandorisë çifute. Kjo festë, në vetë qytetin Shushan si dhe në qytetet tjera izraelite, të cilat kanë ekzistuar në kohën e Jehushe ben Nunit, festohet më 14, kurse në pjesën tjetër të botës më 15 adar (shkurt-mars). Tregimi për Purinin përmendet në librin e Biblës për Esterin. Ngjarja ka ndodhur gjatë sundimit të mbretit Ahashveroshit (485-464) para Krishtit dhe është përshkruar në librin biblik mbi Esterin. Në këtë ditë ndalohet agjërimi apo të mbahet zi. Secili çifut është i obliguar që në Purin t’i kryejë këta katër urdhra: 1. Kerijat (h)a-Megila, 2. Mishloah manot ish le-re(h)u, 3. Matanot la-evjonim, 4. Seudat purim – ceremonia e festës. Shprehjet të cilat përdoren për urimin e festës. Te safaraidët: Purim lesimha! Gëzuar Purimin! Përgjigjja: Purim Lesimha! Gëzuar Purimin! Apo në Ladin: Buen Purim! Gëzuar Purimi! Përgjigjja është: Buen Purim! Gëzuar (mirë) Purimi! Tek ashkinazët: Purm Sameah! Gëzuar (mirë) Purimi! Përgjigjja: Purim Sameah! Gëzuar (me fat) Purimi!

Besimi — Judaik

[cite]