PURIZO Jonuz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1890, Vërvë të Sarandës. U arrestua më 3 korrik 1960, si pjesë e të ashtuquajturit «grupi i Teme Sejkos». Me vendim nr. 5, datë 15 maj 1961, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «organizim dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur dhe për agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë kohë dhe heqjen e 3 dekoratave. Më 27 maj 1961, Gjykata e Lartë la në fuqi të njëjtin vendim. Dështimi i radhës, komploti i Teme Sejkos (Tiranë: Vllamasi, 2012), 431-453.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]