PUSTINA Dr. Irfan Ramadan

PUSTINA Dr. Irfan Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mjek radiolog. Lindi në vitin 1911, në Dibër. Studimet e larta për mjekësi i kreu në Padova të Italisë. U arrestua më 15 maj të vitit 1947, dhe me vendim 212, datë 30 mars 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si krijues të një grupi «me tendeca kundra Pushtetit dhe për ta rrëzuar këtë me dhunë». Por, me kërkesë të Prokurorisë, me vendim 180, datë 21 prill të vitit 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e modifikoi dënimin ndaj tij dhe ia ktheu në privim lirie për jetë dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1954. Shërbeu në repartin e radiologjisë të Spitalit Rajonal të Vlorës për 30 vjetë. Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Lartë Ushtarake, Nr. 127 i Regjistrit Themeltar, Nr. 180 i Vendimit, Datë 21/IV/1948; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 794; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]