Qarku i Gjirokastrës

Qarku i Gjirokastrës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 2.884 km². Qarku i Gjirokastrës përfshin rrethin e Gjirokastrës, rrethin e Përmetit dhe rrethin e Tepelenës.
Qendra e Qarkut te Gjirokastres ndodhet në qytetin e Gjirokastrës. Ky qark ka rreth 105.000 banorë.
Pas reformës lokale administrative të vitit 2015 ky qark ka 7 bashki, Dropull, Gjirokastër, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj, Përmet dhe Tepelenë.

Përpara reformës ekzistonin këto komuna dhe bashki.
Antigonë
Ballaban
Buz
Çarshovë
Cepo
Dishnicë
Dropull i Poshtëm
Dropull i Sipërm
Frashër
Fshat Memaliaj
Gjirokastër
Këlcyrë
Kordhoce
Krahës
Kurvelesh
Lazarat
Libohovë
Lopës
Luftinjë
Lunxhëri
Memaliaj
Odrie
Përmet
Petran
Picar
Pogon
Qendër Libohovë
Qendër Piskovë
Qendër Tepelenë
Qesarat
Sukë
Tepelenë
Zagori

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Qarku i Gjirokastrës" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/qarku-i-gjirokastres