Ripërtëritja e specieve e popullatave dhe peizazheve
(Term – Mjedisor)
Ripërtëritja e specieve e popullatave dhe peizazheve
(anglisht: Renovation of species, populations and landscapes)
✦ Aktivitet që synon rifutjen e specieve të zhdukura të florës e faunës ose ripërtëritjen e specieve që rrezikohen të zhduken, si dhe riformimi i peizazheve të dëmtuara me qëllim forcimin e funkcioneve të tyre natyrore ose rritjen e vlerës estetike. Këtu përfshihet edhe rimëkëmbja e minierave të braktisura dhe karierat.
[cite]