Ruh
(arabisht)

Shpirt. Sipas Kur’anit ‘ruhi’ i është dhuruar njeriut nga Allahu me urdhrin e Tij. Andaj, ‘ruhi’ është bartës i cilësisë së Allahut dhe Allahu është lajmërues në natyrën e njeriut. Sipas disa dijetarëve, ‘ruhi’ përbëhet, ashtu sikurse dhe ‘nefsi’, nga substanca shpirtërore e rafinuar e formës materiale, e lehtë, e lëvizshme. Ai është i përhershëm dhe pas vdekjes shkon në qiell në gjykim preliminar, për ta pritur gjykimin final. Në sufizëm bëhet dallim ndërmjet ‘ruhit’ dhe ‘nefsit’.

Besimi — Mysliman

[cite]