Shejhul-islam
(arabisht)
Titulli më i lartë që mund ta arrijë një teolog, filozof, apo jurist mysliman. Filloi të përdorej nga shekulli i dymbëdhjetë. Në Perandorinë Osmane shejhul-islami ishte myftiu suprem me zyrë në kryeqytet pranë sulltanit. Atë e emëronte vetë halifi. Sipas shumë burimeve, institucioni i shejhul islamit u vendos nga sulltan Mahmudi i Parë, kurse u hoq në vitin 1924 nga Mustafa Kemal Ataturku.
[cite]