Shiva
(hebraisht)

Tekstualisht: shtatë, periudha shtatëditore e pikëllimit për më të afërmit. Gjatë shtatë ditëve të para, pas varrimit ndalohen gjërat në vijim: shkurtimi i flokëve dhe rruajtja, larja e rrobave, larja e trupit, noti, marrëdhëniet seksuale me bashkëshorten, mbathja e këpucëve të lëkurës, kryerja e punëve, mësimi i Tevratit (gojarisht edhe me shkrim), rregullimi i krevatit, zbulimi i kokës dhe përshëndetja me njerëzit. Në rast se i vdekuri ka bërë vetëvrasje, të fëmijës që lind i vdekur, të fëmijës që vdes para se t’i mbushë tridhjetë ditë, këto rregulla nuk hyjnë në fuqi. Rregullat e shivas hyjnë në fuqi në rast të vdekjes së gjashtë personave më të afërt: babait, nënës, djalit, vajzës, vëllait dhe motrës së pamartuar.

Besimi — Judaik

[cite]