Viti:
1977
Zhanri:
Animacion
Shteti:
Prodhuesi i filmit – Studio:
Data e Publikimit:
Regjia:
Bujar Kapexhiu
Producent:
Skenari:
Kiço Blushi
Muzika:
Aktorë:
Subjekti:
Shoferi i vogël është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re. Shoferi i vogël është përgatitur nën skenarin e Kiço Blushit, regjinë e Bujar Kapexhiut, për piktor është angazhuar Vlash Droboniku dhe për operator Tomi Vaso. Muzikën e filmin e ka kompozuar Robert Radoja, montazhin Elsa Bushati, për zë është përkujdesur Skender Nuzi. Përmbajtja: Filmi fillon me pamje qyteti sipas fantazisë së kohës me trafik të dendur. Artani me një timon (një rreth metali) në dorë e shkon pas kamionit të atit të tij. Fatkeqësisht ai i del para kamionit dhe vetëm pas një frenimi të ashpër ai i shpëton ndeshjes ndërsa timoni i Artanit përfundon nën rrotat e kamionit. Për mos mësimin e rregullave Artanit dhe për pa kujdesin, i ati i Artanit dënohen dhe qortohet nga polici. Artani vazhdon udhëtimin por edhe ëndërrimin në kabinën e kamionit që ngitej nga i ati i tij. Pasi ndalon kamioni, i ati i Artanit shkon në Axhenci dhe e këshillon atë që të mos trazon ndonjë vegël. Pas pakë kamionit i afrohen disa fëmijë duke thënë ç’farë shoferi i vogël. Kjo e nxitë Artanin që të realizojë një pjesë të ëndrrës së tij, mirëpo kjo i kushton me një qortim. Pasi që Artani e kupton gabimin dhe nuk dëshiron që të tjerë ta njohin si mburravec premton që do të jetë fëmija më i mirë në botë
Vlerësimi IMDB:
—
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Filmat shqiptarë