Sinjali 15 – VENDKALIM KËMBËSORËSH

VENDKALIM  KËMBËSORËSH
 
 
 
VENDKALIM  KËMBËSORËSH
Sinjali numër.15 si rregull vendoset 150 metra para sinjalizimit horizontal të një vendkalimi këmbësorësh (me vija të bardha fig.517 dhe 518) mbi karrexhatat e rrugëve

interurbane dhe disa rrugëve urbane. Janë të ndaluara manovrat: e parakalimit, e qëndrimit dhe pushimit mbi vijat e bardha. Si norma sjellje duhet: të ulim shpejtësinë në mënyrë që të ndalojmë nëse është e nevojshme; duhet të bëjmë kujdes me shpejtësinë për të shmangur

përplasjen me mjetet që kanë ndaluar për t’u dhënë përparësi këmbësorëve që lëvizin mbi vijat e bardha dhe të mos parakalojmë mjetet që kanë ndaluar për t’u dhënë përparësi këmbësoreve në atë vend. Është e gabuar të thuhet që sinjali numër.15 tregon një rrugë për këmbësore (fig.108) apo një vend ku kalojnë shpesh fëmijët (fig.25)_____________________________

– Autoshkolla online – Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 15 – VENDKALIM KËMBËSORËSH" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-15-vendkalim-kembesoresh