TATËPJETË (ZBRITJE) E RREZIKSHME
TATËPJETË E RREZIKSHME
Sinjali numër.17 paralajmëron një zbritje të rrezikshme me pjerrësi të madhe dhe tregon edhe vlerën e pjerrësise. Si normë sjellje është e nevojshme që të ulet shpejtësia
veçanërisht nëse rruga është e lagur, të zbresim marshin e lëvizjes dhe të mos përdorim
shumë frenat sepse mund të mbinxehen dhe prishin aftësinë frenuese. Nuk duhet të mbajmë të shkelur friksionin gjithë kohës sepse automjeti e rrit shpejtësinë. Duhet të mbajmë parasysh se në zbritje hapësira e frenimit të automjetit rritet, prandaj duhet të ruajmë edhe një distancë më të madhe me mjetet që kemi përpara.
_____________________________
– Autoshkolla online – Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Rrezikut
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Sinjali 17 – TATËPJETË E RREZIKSHME" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-17-tatepjete-e-rrezikshme