Sinjali 51 – HYRJE NGA E MAJTA

Sinjali 51 Sinjalet e Përparësisë 

 
Sinjali nr 51 gjëndet në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe rrugë me karrexhata me një sens lëvizje, për t’u treguar drejtuesve të mjeteve që po qarkullojnë në to, se duhet të jenë të kujdeshëm dhe të ulin shpejtësinë sepse mbas këtij sinjali gjendet një korsi hyrse (korsi shpejtimi) në të cilën mund të ketë

mjete që duan të futen në rrugë (dhe nëse ato nuk e respektojnë rregullin e përparësisë, sinjali  “Jep  përparësi” mund të krijohet rrezik). Është i ndaluar kthimi majtas sepse korsia hyrëse në të majtë është me një sens lëvizje dhe vetëm për t’u futur në rrugë. Si rregull, vendoset 150 metra para ndërprerjes së rrugëve. Është gabim të thuhet që pas këtij sinjali në rrugë vendoset ose gjendet sinjali “Jep përparësi” i cili në fakt vendoset në rrugën hyrëse anësore.
 
_____________________________
– Autoshkolla online – 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Perparesise
 

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 51 – HYRJE NGA E MAJTA" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-51-hyrje-nga-e-majta