Sinjali 60 – NDALIM PARAKALIMI PËR AUTOMJETET QË KALOJNË PESHËN 3,5 TON

Sinjali 60 Sinjalet e Ndalimit

NDALIM  PARAKALIMI  PËR  AUTOMJETET  QË  KALOJNË  PESHËN  3,5  TON
 
NDALIM  PARAKALIMI  PËR  AUTOMJETET  QË  KALOJNË  PESHËN  3,5  TON
 
Sinjali numër 60 Ndalon vetëm mjetet e transportit të mallrave (kamionë, kamionë me rimorkio, komplekse të artikuluara) që kalojnë 3,5 ton (peshen me ngarkesë të plotë të treguar në lejëqarkullimin) të parakalojnë mjetet e tjera, ndërsa lejon parakalimin për mjetet e tjera përfshi autobus apo autokamper

(sepse megjithëse kalojnë 3,5 ton janë mjete për transport personash). Lejon një mjet me masë të barabartë me 3,5 ton të kryejë parakalime (sepse sinjali ndalon parakalimin kur kalon pesha 3,5 ton). Lejon një automjet me çfardo peshe për transport personash të parakalojë nga e majta një mjet që kalon masën 3,5 ton.
 
 
_____________________________
– Autoshkolla online – 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Ndalimit
 
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 60 – NDALIM PARAKALIMI PËR AUTOMJETET QË KALOJNË PESHËN 3,5 TON" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-60-ndalim-parakalimi-per-automjetet-qe-kalojne-peshen-35-ton