Steganografia

Steganografia | Çfarë është steganografia?
(nga greqishtja στεγανός, steganos = i kyçur + γραφή, grafi = shkrim)
Steganografia është një proçedurë gjatë së cilës fshihet informacioni. Qëllimi i steganografisë është dërgimi i informacionit në mënyrë të tillë që të mos kuptohet nga persona të padëshiruar por vetëm nga personi që duhet ta mësojë. Për siguri më të madhe mënyra me të cilën është bërë steganografia e informacionit dhe mënyra e rifitimit të tij duhet të dihen vetëm nga dërguesi dhe marrësi. Kjo metodë përdoret gjerësisht në programet kompjuterikë por kjo nuk do të thotë se është një teknikë e re. Akoma edhe Herodoti na raporton se në Greqinë e Lashtë përdoreshin mënyra të ndryshme.

Nëse keni softuerin e duhur mund të fshihni një skedar teksi në një fotografi dhe askush nuk ka për ta marrë vesh. Por duhet të nënvizojmë se steganografia nuk është mënyrë kriptografie. Steganografia ka si qëllim fshehjen e ekzistencës së informacionit dhe jo si shndërrimin e informacionit në një formë të pakuptueshme siç bën kriptografia.

Prandaj për rezultate më të mira dhe siguri më të madhe mund të kombinojmë steganografinë me kriptografinë. P.sh: një skedar në format teksti me një mesazh të caktuar mund ta kriptografojmë dhe më pas ta fshehim brenda në një imazh. Që edhe po u kuptua ekzistenca e tekstit në imazh të mos lexohet sepse është e kriptografuar.

Steganography_flow

Steganografia2

 

 

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments