Talmud
(hebraisht)
Tekstualisht: mësim i përgjithshëm i ligjeve dhe shqyrtimeve individuale mbi kuptimin e rregullave dhe argumenteve gojore dhe të shkruara të Tevratit, dimensionin e rregullave të rabinëve, precedentët, legjendat si dhe thëniet e njerëzve të urtë, që janë zhvilluar rreth Mishnes. Ekzistojnë dy Talmuda. Një, më i vjetër, më i thjeshtë, më i shkurtër e më konkret, që është zhvilluar në akademitë izraelite (përfundimisht është shkruar rreth vitit 350 pas Krishtit), i cili quhet Talmud Jerushalmi (Talmudi i Jerusalemit); dhe i dyti, shumë më i shkurtër që anon kah skolastika që është zhvilluar në akademitë e Babilonit, (përfundimisht i shkruar kah mesi i shekullit të pestë pas Krishtit), i cili quhet Talmud Bavli (Talmudi i Babilonit).