Tumoret e kockave

A. Osteokondroma
1. Tumor beninj i përbërë prej kocke me pamje histologjike normale të mbuluar me një shtresë kërci.
2. Epidemiologjia: zakonisht të prekurit janë nën 25 vjeç.
3. Zakonisht prek femurin dhe tibian rreth kyçit të gjurit.
4. Trajtimi: kirurgjik.

B. Tumori me qeliza gjigande
1. Tumor beninj.
2. Shihet në epifizën e kockave të gjata. Mbi 50% e rasteve shihen rreth gjurit.
3. Prek moshat 20-40 vjeç.
4. Në grafi shihet “flluska e sapunit” (angl: soap bubble sign).
5. Tumori shpesh rikthehet pas operacionit.
6. Trajtimi: kirirgji + rrezatim lokalisht.

C. Osteosarkoma
1. Tumor malinj i kockës.
2. I prek meshkujt më shpesh; osteosarkoma është më i shpeshti tumor malinj i kockave që prek meshkujt.
3. Zakonisht prek tibian dhe femurin rreth kyçit të gjurit.
4. Diagnoza:
a. Rritje 2-3 herë e nivelit të fosfatazës alkaline.
b. Në radiografi shihet (i) zhvendosje e periosteumit prej tumorit (kjo njihet si trekëndëshi Codman; angl: Codman triangle); (ii) shihet gjithashtu edhe “shpërthimi i diellit” (angl: sun-burst sign) si pasojë e reaksionit të periosteumit ndaj tumorit.
5. Trajtimi: kirurgji + rrezatim lokalisht.

D. Sarkoma Ewing
1. Tumor malinj që prek zakonisht djemtë e rinj.
2. Të prekurit janë zakonisht nën 15 vjeç.
3. Jep metastaza herët.
4. Klinikisht mund të ngatërrohet me osteomielitin.
5. Trajtohet me kemoterapi.

E. Mieloma multiple
1. Tumor malinj i plazmociteve.
2. Shoqërohet me prodhim të antitrupave të plotë, me prodhim të pjesëve të antitrupave (p.sh vargjet e lehta), ose – shumë rrallë – pa prodhim antitrupash.
3. Prek moshat mbi 40 vjeç.
4. Shenjat dhe simptomat:
a. Infiltrimi i kockave me plazmocite shkakton (i) dhimbje të kockave që keqësohet nga lëvizja; (ii) fraktura patologjike; (iii) hiperkalcemi; (iv) anemi.
b. Efektet në veshka shfaqen me (i) proteinuri, e ashtuquajtura proteinuria Bence-Jones; (ii) pamjaftueshmëri të veshkave; (iii) anemi.
c. Çrregullimi i sistemit imun që shkaktohet nga mieloma multiple shoqërohet me infeksione të shpeshta, sidomos infeksione nga bakteret me kapsulë.
d. Hendeku anionik (anionet e pamatshme – kationet e pamatshme) zvogëlohet si pasojë e pranisë të kationeve të pamatshme (antitrupat e prodhuar nga mieloma kanë ngarkesë pozitive).
e. Prania e një sasie të madhe proteine në gjak shkakton hiperviskozitet; hiperviskoziteti shkakton infarkte të trurit, infarkte të retinës (retinopati), sëmundje kongjestive të zemrës, dhe rritje të sedimentit.
5. Proteinuria Bence-Jones.
a. Metoda komerciale e shpejtë e analizës të urinës nuk arrin ta zbulojë praninë e vargjeve të lehta në urinë.
b. Depozitimi i vargjeve të lehta në veshka shkakton amiloidozë dhe pamjaftueshmëri.
6. Diagnoza.
a. Në grafi shihen lezione litike rrumbullake, tipikisht në kockat e kafkës.
b. Diagnoza konfirmohet me elektroforezë të serumit ose të urinës.
c. Në biopsi të palcës të kockave shihen shumë plazmocite.
7. Trajtimi.
a. Rrezatim për lezionet e vetmuara.
b. Kemoterapi kur sëmundja është e përhapur.
c. Transplantimi i palcës të kockave mund të zgjasë jetën e pacientit.
d. Shumë i rëndësishëm është trajtimi i dhimbjes.
e. Prognoza nuk është e mirë.

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]