![]() |
Duke punuar në një ide… |
![]() |
Kafenë tonë të përditshme le ta pijmë dhe sot… |
– Të mendosh është puna më e vështirë që ekziston prandaj dhe shumë pak njerëz angazhohen në të. – Henry Ford
Stafi i shqipopedias, duhet të ketë një numër të devotshëm njerëzish, me interesa në fusha të caktura, të cilët ndajnë me ne të njëjat parime dhe qëllime, të kenë dëshirë punën dhe të japin më të mirën e vetes së tyre.
![]() |
Gjatë një dite të zakonshme pune…. |
![]() |
– Po ke të drejtë plako, jam njësh! |
Se nëse me të vërtetë dëshiron të punojë dikush, nuk rri të merret me justifikime, sepse sa më shumë justifikime të kërkosh aq më do gjesh, dhe sa më shumë justifikime të kesh, aq më pak rezultate arrihen.
Nëse me të vërtetë të intereson rezultati i futesh punës në cilëndo situatë të ndodhesh…
Ndërsa ky më poshtë është eksperti ynë i përgjthshëm, i cili është në gjendje gatishmërie apo në dispozicion siç e themi ne, i cili siç po e shikoni është në punë e sipër…
Po të shikoni në tavolinë, të gjitha i ka gati, portofolin, biskotën, dhe letrën higjenike, sepse nuk i dihet se çfarë emergjence ka për të patur, vlen pët t’u theksuar që kasa është në gjendje pune tani që kemi filluar të bëhemi shtet.
Okej, përsa u përket projekteve akoma më të largët, përveç atyre që janë të publikuara, duam të krijojmë një fjalor turqisht shqip, një suedisht shqip si dhe një fjalor shqip shpjegues; dhe këtu ndoshta mund të mbyllet saga e fjalorëve. Portale të tjerë që na interesojnë për të çelur janë, i informatikës, i mjekësisë, i kinematografisë dhe i ekonomisë. Por këto janë akoma ide.