Gështenja

Gështenja

(latinisht: Castanea sativa Miller, Castanea vesca Caertn, familja FAgeseae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga gjethe të thara të gështenjës e cila tek ne takohet me shumicë deri në 1200 m lartësi. Gjethet e thara të gështenjës ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës (ekspektorante) dhe në qetësimin e kollës. Rekomandohet edhe kundër reumatizmit.

Përgatitja:
1 deri 3 lugë kafeje me drogë të grimcuar hidhen në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak. Përmbajtja lihet 15 minuta, pastaj çaji kullohet. Pihen 1-3 gota çaj në ditë. Ruajtja: në vende të thata, deri në 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Willow – Own work, CC 2.5, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=2832614

[cite]