Vadha e egër
Vadha e egër
(latinisht: Sorbus aucuparia, familja Rosaceae)
Përdorimi:
Frytet e pjekura dhe të thara të vadhës së egër (ose vodhes) shërbejnë si drogë. Frytet kanë veti laksative të lehtë dhe diuretike. Ato përdoren kundër kapsllëkut; kundër heqjes së barkut; për nxitjen e urinimit tek fëmijët; kundër pezmatimeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes; si drogë polivitaminike. Frytet e freskëta mund të shkaktojnë helmim.
Përgatitja:
1 lugë gjelle me fryte të copëtuara hidhet në një filxhan çaji me ujë të sapozier; përzierja lihet 30 minuta duke e tundur herë pas here. Lëngu pihet gjatë ditës. Afati i skadencës së drogës së tharë: 1 vit.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Sorbus aucuparia Author: (c) Krzysztof P. Jasiutowicz