Rigoni

Rigoni

(latinisht: Origanum vulgare, familja Labiatae)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e rigonit përdoret për të ndihmuar tretjen; për nxjerrjen e gëlbazës; për mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes, kollës së bardhe; për nxitjen e urinimit; për nxitjen e djersitjes në rrufë e grip; kundër acarimeve të lëkurës dhe mukozave. Është i pasur në fenole dhe flavonoide prandaj është antioksidant i mirë.

Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë të copëtuar hidhet në ½ gotë ujë të sapovaluar, mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Përmbajtja kullohet. Pihen 1-3 doza të tilla në ditë. Droga ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Franz Xaver [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0) or GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html)], from Wikimedia Commons

[cite]