Gjembgomari
Gjembgomari
(latinisht: Silybum marianum Gaertn., familja Compositae)
Përdorimi:
Droga përbëhet prej farave të thara të gjembgomarit, i cili është bimë 1 ose 2 vjeçare e vendeve të papunuara të zonave fushore. Droga fitohet duke tharë kaptinat (e mbledhura pak para pjekjes së plotë). Pas tharjes kaptinat shkriftohen dhe farat veçohen prej pjesëve të tjera. Droga përdoret si koleretike, kolagoge dhe sedative në gurët e tëmthit që shkaktojnë dhembje, në sëmundjen e verdhëzës, në sëmundje të mëlçisë e të fshikëzës së tëmthit, si dhe në pezmatime të mëlçisë dhe në cirrozë; përdoret kundër të gjitha dëmtimeve parenkimatoze të mëlçisë; nga jashtë përdoret për mjekimin e majasëllit, në ngërçe të venave etj.
Përgatitja:
Droga mund të përdoret në formë pluhuri duke marrë 4-5 herë në ditë nga një lugë çaji me fara të pluhurosura.
Droga përdoret edhe në formë çaji si vijon: Një lugë çaji me fryte të copëtuara hidhen në gjysmë gote uji të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë. Ruhet në vende të thata, deri në 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Eugene Zelenko – Own work, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=1674767