Kafeja
Kafeja
(latinisht: Coffea arabica, C. liberica, C. robusta Linden etj., të familjes Rubiaceae)
Përdorimi:
Droga përbëhet nga farat e llojeve të ndryshme të kafesë.
Kafeja eksiton sistemin nervor qendror; aftëson trurin për punë mendore; shton vëllimin e frymëmarrjes dhe e shpejton atë duke përmirësuar ajrosjen e mushkërive; fuqizon punën e zemrës dhe të gjithë muskulaturës së skeletit; rrit aftësinë lëvizëse të stomakut, peristaltikën e zorrëve dhe diurezën. Nuk duhet përdorur në sëmundjen e hipertensionit; nga të sëmurë nga nervat, nga të sëmurë me dëmtime të zemrës, nga të sëmurë me artrit dhe urenikë. Pirja e dozave të larta të kafesë mund të shkaktojë pagjumësi, nervozitet, dobësim, probleme me stomakun.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Sten Porse (own work Sten Porse) [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], via Wikimedia Commons