Kamomili

Kamomili

(latinisht: Matricaria chamomilla)

Përdorimi:
Kamomili largon gazrat, qetëson dhimbjet e zorrëve, të stomakut. Përdoret kundër diarresë, kundër infeksioneve urinare, si qetësuese; në mjekimet lokale të lëkurës, në rast djegiesh; për shpëlarjen e syve, të veshëve, hundës, gojës, për klizmë etj. Në formë kompresash ose pluhuri përdoret për mjekimin e plagëve, majasëllit, djegieve. Ajo ndihmon në rigjenerimin dhe cikatrizimin e lëkurës. Pakëson dhembjet e shkaktuara nga plaga.

Përgatitja:
Një lugë supe kamomili hidhet në një gotë me ujë të valuar, lihet 5-10 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet. Lëngu nuk zihet sepse substancat vepruese e pakësojnë efektin për shkak të zierjes. Për fëmijët hidhet një lugë kafeje me lule dhe jo një lugë supe. Veprimin e ruan për 2 vjet në vendet të thata.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]