Mëtriku

Mëtriku

(latinisht: Vinca major, familja Apocynaceae)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar e tharë e metrikut (ose menekshe gomari) shërben si drogë. Droga përdoret për ndalimin e hemorragjive me origjinë të ndryshme; përdoret në pezmatimet e mukozës së zgavrës së gojës; në pezmatimet e bronkeve, të mushkërive; të aparatit tretës; të aparatit gjenitourinar; për pakësimin e qumështit të gjirit; për gargarë në acarimet e gojës dhe të fytit; në shërimin e ekzemës dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës.

Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhet në 1 filxhan ujë të sapozier dhe përmbajtja lihet 15 minuta. Merren 2 doza të tilla në ditë.
Nga jashtë droga përdoret si valesë duke zier 5 minuta 6 gr drogë të grimcuar në 1 filxhan ujë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Rosser1954 (self-made – Roger Griffith) [Public domain], via Wikimedia Commons

[cite]