Karajpeli

Karajpeli

(latinisht: Tanacetum vulgare, familja Compositae)

Përdorimi:
Si drogë përdoret pjesa mbitokësore ose vetëm lulet , e thara të karajpelit (emra të tjerë krizantemë, rozmarinë e egër, kallamperi etj.). Është bimë barishtore shumëvjeçare e përhapur buzë rrugëve e livadheve, sidomos në zonën e ahut. Droga përdoret kundër parazitëve të zorrëve. Ky veprim është më i dobët se i ilaçeve moderne. Këshillohet dhe për shtimin e oreksit, përmirësimin e tretjes, rregullimin e menstruacioneve, në dhimbje të kyçeve. Doza të larta të bimës mund të jenë helmuese, duhet përdorur nën mbikëqyrje.

Përgatitja:
1 lugë kafeje hidhet në 2 gota ujë të sapozier, lëngu mbulohet, kullohet dhe pihet mundësisht para buke. Mund të merret dhe si pluhur tri herë në ditë nga një majë thike në pak ujë. Ruhet deri në 18 muaj në vende të thata.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ No machine-readable author provided. Bogdan assumed (based on copyright claims). [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], via Wikimedia Commons

[cite]