Majdanozi i egër

Majdanozi i egër

(latinisht: Adiantum capillus-veneris, familja Polypodiaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e fierit, ose ndryshe e majdanozit të egër. Takohet në zona fushore, në vende me hije dhe lagështi. Nxjerr gëlbazën nga rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë si dhe këshillohet si diuretik për gurët në rrugët urinare.

Përgatitja:
Për nxjerrjen e gëlbazës përgatitet si vijon: 1 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhet në 1 gotë ujë të sapozier, mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta duke e përzier herë pas here. Kullohet dhe pihet e ngrohtë. Merren 1-3 doza në ditë.
Kurse si diuretik: hidhen 2 lugë gjelle drogë në 2 gota me ujë, zihet përmbajtja. Lëngu ndahet në 3 pjesë dhe pihet gjatë ditës. Në vende të thata e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Tigerente [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0) or GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html)], from Wikimedia Commons

[cite]