Manushaqja

Manushaqja

(latinisht: Viola Odorata, familja Violaceae)

Përdorimi:
Rrënjët dhe gjethet e thara të manushaqes ose të vjollcës kanë veti shëruese. Gjethet dhe lulet e njoma janë të ngrënshme. Rritet në vende me hije. Rrënja dhe gjethet kanë alkaloidin violinë i cili nxit të vjellët, alkaloidin odoratinë që ul tensionin e gjakut, saponina si dhe pak esencë. Saponinat lehtësojnë nxjerrjen e gëlbazës. Nga jashtë përdoret në formë banjash në plagët që shërohen me vështirësi. Së bashku me bishtkalin përdoret në majasëll.

Përgatitja:
1 lugë me drogë të grimcuar hidhet në ½ gotë ujë. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 6 orë. Përzihet herë pas here. Lëngu kullohet dhe pihet. Pihen 1-2 doza në ditë. Ose përgatitet duke zier 1 gotë ujë me 1 lugë drogë derisa të mbetet gjysma e lëngut. Për nxitjen e të vjellave në vend të një luge droge hidhen 2-3 lugë gjellë drogë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Christian Fischer [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]