Manushaqja e egër

Manushaqja e egër

Manushaqja e egër

(latinisht: Viola tricolor)

Përdorimi:
E gjithë bima e lulëzuar, e tharë e manushaqes së egër (emra të tjerë menekshe e Stambollit, surratka e egër). Rritet në vende barishtore të thata. Lulëzon në prill-vjeshtë. Lëhtëson kollitjen, urinimin, vepron kundër reumatizmit. Këshillohet si ekspektorante në sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, në kollën e bardhë, në sëmundje të fshikëzës së urinë; në reumatizëm dhe podagër.

Përgatitja:
2 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhen në një gotë me ujë të sapovaluar. Përmbajtja mbulohet me kapak, tundet herë pas here dhe lihet 15-20 minuta. Kullohet dhe pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë. Ekstrakti alkoolik i drogës ka veprim më të fuqishëm se çaji. Droga zakonisht përdoret e përzier me droga të tjera. Droga e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Kjetil Lenes [Public domain], from Wikimedia Commons

[cite]