Mendra e butë
Mendra e butë
(latinisht: Mentha piperita, familja Labiatae)
Përdorimi:
Gjethet e thara të dhiozmës, ose mendrës së butë shërbejnë si drogë. Përdoret për qetësimin e sistemit nervor, për largimin e gazrave të zorrëve, kundër diarresë, për nxitjen e zbrazjes së fshikëzës së tëmthit, kundër marrjes së mendjes etj.
Përgatitja:
Një lugë supe me mendër hidhet në 2 gota me ujë të sapovaluar. Përzierja mbulohet me kapak dhe lihet 5-10 minuta duke e tundur herë pas here. Gjatë ditës pihen 2-3 doza të tilla. Droga e ruan veprimin për 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Sten Porse – Self-published work Sten Porse, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=73093