Stërkungulli
Stërkungulli
(latinisht: Bryonia dioica, familja Cucurbitaceae)
Përdorimi:
Rrënjët e stërkungullit (ndryshe quajtur bar përdhesi) shërbejnë si drogë. Përdoret rrallë sepse është helmues. Ka veti laksative, diuretike, emetike. Helmimi prej tij shkakton dhembje të forta në zorrë, temperaturë të lartë, gjakosje të urinës etj. Kundër reumatizmës përdoret në formë vere.
Përgatitja:
Vera përgatitet kështu: 60 gram drogë e grimcuar hidhen në 1 litër verë, lihen aty 24 orë; pija kullohet dhe hidhet në shishe të mbyllur mirë. Vera pihet në drekë dhe darkë nga një lugë gjelle para buke.
Llapaja përgatitet kështu: 30 gr rrënjë të freskëta shtypen, bëhen qull; mbështillen me napë dhe vihen në vendin e dëmtuar nga shembja ose goditja. Nuk duhet lënë gjatë në lëkurë sepse e pezmaton dhe mund të formojë flluska.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons