Radhiqja

Radhiqja

(latinisht: Taraxacum officinale, familja Compositae)

Përdorimi:
Rrënjët e thara të bimës (emër tjetër: luleshurdha) shërbejnë si drogë. Droga nxit punën e tëmthit; përdoret kundër acarimeve të mëlçisë, gurëve të tëmthit; mahisjeve të kanaleve të tëmthit; në gjendjen e pamjaftueshmërisë të mëlçisë; në fazat e para të cirrozës; si diuretike; në mjekimin e sëmundjeve të lëkurës që vijnë nga rrjedhja e pamjaftueshme e tëmthit.

Përgatitja:
1 lugë supe me drogë të grimcuar zien në 1-2 gota ujë. Çaji kullohet dhe pihet 1-3 herë në ditë. Droga e ruan veprimin për 18 muaj.
Përdorime të tjera sipas literaturës së huaj: më qumështin e radhiqes lyejnë puçrrat; e lënë të thahet. Puçrrën e lyejnë sa më shpesh. Puçrra nxihet dhe rrëzohet. Verën e përgatitur nga lulet e radhiqes e përdorin për probleme me tretjen dhe për probleme me veshkat.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons

[cite]