Sumbullarja

Sumbullarja

(latinisht: Humulus lupulus, familja Cannabinaceae)

Përdorimi:
Frytet boçe, të mbledhura në shtator, të thara të bimës shërbejnë si drogë. Përdoret si qetësues në pagjumësi të lehta; si diuretik në probleme të prostatës; për të përmirësuar tretjen, si fitoncid.

Përgatitja:
½ lugë çaji me drogë të thërrmuar hidhen në ½ gotë ujë të sapozier; ena mbulohet me kapak dhe përzierja lihet 15-30 minuta. Lëngu pihet para gjumit. Për përmirësimin e tretjes dhe të urinimit pihen deri në 2-3 doza të tilla në ditë. Nga shkundja e fryteve boçe bie një pluhur i verdhë që mund të përdoret për të njëjtat qëllime si frytet, në dozën 0.5-1 gr 2-3 herë në ditë. Afati i skadencës së drogës së tharë: deri në 12 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ No machine-readable author provided. Nejmlez assumed (based on copyright claims). [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], via Wikimedia Commons

[cite]