Dredhat ë lumenjve

Në fazën e fundit të rrjedhjes së tij lumi nuk ka më forcë të ndikojë në drejtim të shtimit të thellësisë së shtratit dhe vazhdon të rrjedhë i qetë, duke u shmangur nga çdo e ngritur ose bregore, sado e vogël dheu. Si rrjedhim, rrjedha e lumit bëhet gjarpëruese dhe gjiret që përshkruan ajo quhen dredha. Uji, në pjesën e brendshme të kthesës, e ngadalëson shpejtësinë e tij dhe depoziton aty një pjesë të ngarkesës që ka marrë me vete, duke formuar një plazh me rërë: buzën e llumëzimit. Në pjesën e jashtme lumi ka një shpejtësi më të madhe dhe përplaset me forcë në buzën e llumëzimit, duke shkëputur prej saj rërë dhe gurë.
Pjesa më e madhe e forcës së lumit është e drejtuar kryesisht përpara, kështu që mbi pjesën e jashtme të kthesës lumi vepron më shumë. Kjo buzë gërryhet dhe zmbrapset shumë para të tjerave. Si rezultat i një erozioni të tillë që ndodh në kthesë, pjesa më e madhe e lumenjve synojnë me kohë të ridrejtojnë rrjedhën e tyre.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]