Çaji kinez

  Bimë, Bimë Mjekësore

Çaji kinez

Çaji kinez

(latinisht: Thea Sinensis L., familja Theaceae)

Përdorimi:
Çaji kinez ose i Evropës përbëhet nga gjethet e thara të bimës. Çaji kinez përdoret për gjallërimin dhe tonizimin e organizmit; në ethe, grip, heqje barku, si diuretik, si kundrahelm (antidot) në helmime me substanca frenuese. Nuk rekomandohet në persona qe vuajnë eksitimi nervor dhe nga presioni i lartë i gjakut.

Një lugë kafeje me drogë hidhet në 250-300 ml ujë të sapovaluar, ena mbulohet me kapak dhe pas 5-10 minutash kullohet. Çaji pihet disa herë në ditë sipas dëshirës. Çaji del i shijshëm kur përgatitet menjëherë me ujë të valuar.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Juni from Kyoto, Japan – Flickr.com – image description page, CC 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=346286


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Çaji kinez":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/%c3%a7aji-kinez
"Çaji kinez," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018