ÇUNI Dom Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik. Lindi në vitin 1871, në fshatin Rranxë të Bushatit (Shkodër). Studimet e mesme i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse të lartat në Itali, ku mori dhe shugurimin meshtarak. Meshën e parë e tha më 15 gusht 1893. Shërbeu si famullitar në fshatra të ndryshme të Pukës e Zadrimës, si në Shllak, Hajmel, Naraç, Pistull, Gjadër, Blinisht, Kryezi dhe Kçirë. U arrestua dhe bëri disa vite burg. Vdiq në vitin 1965, në moshën 94 vjeçare. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Tiranë, 2007, Vol. II, f. 343-344.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]