ÇAPOLLARI Gjergji
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 22 shtator të vitit 1951, në Korçë. Më 31 maj 1976, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Një pjesë të dënimit e vuajti në kampin e Spaçit. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]