ÇEFA Matish
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 maj të vitit 1926, në një familje qytetare shkodrane. Pa kryer gjimnazin, u arrestua. Qëndroi 2-3 javë në burg. U lirua, por pas dy ditësh u arrestua sërish, bashkë me disa shkodranë të tjerë, për t’i hapur rrugën brigadës sulmuese partizane që shkoi në Vishegrad të Jugosllavisë. E rigjistruan gabimisht, jo në datën e arritjes në Vishegrad, por në një datë tjetër, ndaj pas disa kohësh u konsiderua si vullnetar. I propozuan të vazhdonte shkollën për të marrë maturën e për t’u bërë mësues. U kthye në Shkodër dhe hyri në organizatën «Bashkimi kombëtar», e cila e dërgoi që të punonte në favor të saj në gjimnazin e Tiranës. U emërua mësues në Jug. Më 1950 u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg. Pasi doli nga burgu, punoi në NSHN. Vdiq më 1992. Më 1995 iu dha medalja «Per veprimtari patriotike» me motivacionin: «I shquar për veprimtari patriotike gjatë gjithë jetës, kundërshtar i vendosur i diktaturës komuniste ».

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]