ÇELIKU Kadri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 13 prill të vitit 1931, në fshatin Breçaj të Devollit. Më 7 mars 1986, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e agjenturës dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale kundër pushtetit popullor» dhe për «agjitacion e propagandë » dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 221.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]