Çrregullmet progresive të mprehtësisë në një apo dy sy
(Term neurologjik – Mjekësia)
Pengesat unilaterale vijnë si pasojë e ndonjë procesi në n.optik ose kiazmë. Neuriti retrobulbar (inflamacion i n.optik në mes të retinës dhe kiazmës) dhe papilliti optik (inflamacion i n.optik te disku optik) shkaktojnë vërbim unilateral brenda 2 ditëve. Në pyetje vijnë edhe glioma optike, meningeoma etc. Neuriti retrobulbar rrallë shfaqet bilateral, shkaqe tjera të vërbimit bilateral janë atrofia hereditare optike Leber dhe amblyopia tobako-alkoolike (që ua pamundëson pacientëve të dallojnë ngjyrat kuq dhe gjelbërt). Deficienca e vitaminës B12 mund të shkaktojë atrofi progresive optike në kombinim me polineuropati.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Çrregullmet progresive të mprehtësisë në një apo dy sy" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/%c3%a7rregullmet-progresive-t%c3%ab-mpreht%c3%absis%c3%ab-n%c3%ab-nj%c3%ab-apo-dy-sy