Kopra e egër

Kopra e egër

(latinisht: Foeniculum vulgare, familja Umbeliferae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga frytet e thara të koprës së egër (emri tjetër maraj). Është bimë e vendeve të thata barishtore buzë rrugëve, në zonat e ulëta. Lulëzon në qershor-korrik. Liron ngërçet e muskulaturës së lëmuar, prandaj përdoret kundër fryrjes së zorrëve dhe për përmirësimin e tretjes; shton qumështin e grave; lëngëzon gëlbazën; vepron kundër parazitëve të njeriut dhe kafshëve.

Përgatitja:

Përgatitja:
Një lugë çaj me drogë të thërrmuar në ½ gotë me ujë të sapozier. Lihet 15-30 minuta. Lëngu kullohet, pihet. Pihen 2 doza të tilla në ditë.
Mund të konsumohet dhe si pluhur, 3*1 gram në ditë. Në doza të larta droga shkakton ngërçe dhe dehje. Në vende të thata e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=10128640

[cite]