Majdanozi

Majdanozi

(latinisht: Petroselinum hortense, familja Umbelliferae)

Përdorimi:
Bimës së majdanozit i përdoren frytet, rrënjët dhe gjethet. Bima përdoret si stimuluese e nervave dhe e muskujve, përmirësuese e oreksit, e tretjes,rregulluese e menstruacioneve, diuretike, për largimin e gazrave si dhe në mjekimin e plagëve. Pakëson qumështin në nënat me fëmijë në gji. Në doza të larta shkakton trullosje.

Përgatitja:
Si çaj përdoret duke zier 6o gr rrënjë në 1 litër ujë dhe pirë 1 filxhan kafeje pas buke. Ose ½ lugë çaji me fryte të copëtuara hidhen në 1 gotë ujë të sapozier, lihen 30 minuta, kullohet dhe pihet gjatë ditës.Ose 1 lugë me gjethe të grimcuara hidhen në 1 gotë ujë të sapozier, lihet ½ orë. Kullohet dhe pihen 3 doza të tilla në ditë.
Si llapa përdoret duke zier majdanozin në verë. Vendi i dëmtuar lyhet 3 herë në ditë me alkool dhepastaj mbulohet me llapa. Llapaja vendoset e ngrohtë në vendin e goditur. Veprimin në vende të thata e ruan për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Goldlocki [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], from Wikimedia Commons

[cite]