Manxurana

Manxurana

(latinisht: Majorana hortensis Moench., familja Labiatae)

Përdorimi:
Bima e tërë, pa kërcell shërben si drogë. Lulëzon në qershor-gusht. Ndihmon tretjen, urinimin. Në doza të larta ka veprim të lehtë trullosës. Prandaj përdoret si qetësuese e lehtë, diuretike, stomatike, spazmolitike, në dobësi nervore, në sëmundje të organeve tretëse, në të ftohur etj. Manxurana zakonisht pihet bashkë me kamomilin dhe mendrën. Është i ngjashëm me rigonin në përdorimet e tij. Në formë llapaje përdoret për mjekimin e plagëve.

Përgatitja:
1 lugë kafeje me drogë të grimcuar hidhen në një gotë ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe përzierja zihet 5-10 min. Kullohet; pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Ruhet deri në 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Forest & Kim Starr [CC 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by/3.0)], via Wikimedia Commons

[cite]