KUSH S’PUNON MBETET I URITUR

KUSH S’PUNON MBETET I URITUR

Kush spunon mbetet i uritur

Kush s’punon mbetet i uritur

            Një gjinkallë i vajti një herë një milingone në mes të dimrit dhe i tha:

– Nëm gjëkafshë nga gjithë këto që ke mbledhur dhe ke mbushur folënë, se s’kam ç’të ha në këtë kohë të keqe e do vdes urie.

– Po ti ç’bëje në verë, – i tha milingona, – kur vija unë
lëmë më lëmë për të mbledhur këto kokrra e këto fije byku*?

– Unë atëherë këndoja e ja thosha këngës, – iu përgjegj gjinkalla.

– Po, me që këndoje atëhere, kërce tani! – tha milingona dhe i kthehu krahët*.

__________
byk = kashtë e copëtuar e grurit
i kthehu krahët  = nuk i dha ndihmë

                                                           

KUSH S’PUNON MBETET I URITUR

SAMI  FRASHËRI

 
Perralla per femije
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "KUSH S’PUNON MBETET I URITUR" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/kush-spunon-mbetet-i-uritur