Rrënja bungu

Rrënja bungu

(latinisht: Quercus robur të familljes Fagaceae)

Përdorimi:
Përdoren lëvoret e trungjeve të reja dhe të degëve si dhe gjethet e thara rë këtyre bimëve. Gjethet përmbajnë të njëjtat substanca vepruese si lëvoret por në sasi më të pakta. Droga e bimës përdoret kundër katarreve të stomakut dhe të zorrëve; kundër heqjes së barkut, hemorragjisë; kundër helmimeve me kripëra metalesh të rënda dhe me alkaloide; në formë gargare në pezmatimet e cipës mukoze të gojës dhe të fytit. Përdoret në rast djegiesh, kundër majasëllit, djersitjes së këmbëve; në formë banjash në rastet e ngrirjes së gjymtyrëve.

Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë lëvoreje të grimcuar hidhet në 1 gotë çaji me ujë dhe zihet 15 minuta. Pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Nqs. merret në formë pluhuri dozimi është 5 herë në ditë nga një majë thike.
Për banja zihet çaj si më sipër por hidhen 500 gr drogë në 4 litra ujë. Droga-gjethe pihet në formë çaji: zihen 3 gr gjethe të thara të grimcuara në 1 gotë ujë. Pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Droga e ruan veprimin për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Jean-Pol GRANDMONT [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0), GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]