Speci djegës ose piperi
Speci djegës ose piperi
(latinisht: Capsicum annuum, familja Solanaceae)
Përdorimi:
Përdoret për hapjen e oreksit; për nxitjen e zbrazjes së fshikëzës së tëmthit. Nga jashtë përdoret në reumatizëm. Në formë pluhuri përdoret 3 herë*0.1 gr në ditë.
Përgatitja:
Tinktura përgatitet duke hedhur 10 gr spec djegës në 100 gr alkool 60 gradësh. Përzihet herë pas here dhe lihet disa ditë. Pihen 20-30 pika 2-3 herë në ditë. Për përdorim nga jashtë tinktura përgatitet duke hedhur 6 speca djegës të freskët në 100 gr alkool 80 gradësh për dy ditë. Pas kësaj lëngu kullohet dhe përdoret për fërkimin e vendit ku ndihet dhimbja reumatizmale.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ KENPEI (KENPEI’s photo) [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html), CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/) or CC BY-SA 2.1 jp (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.1/jp/deed.en)], via Wikimedia Commons