Ruajtja e perimeve Perimet zakonisht hahen të freskëta, por shumë prej tyre mund të ruhen pa u prishur edhe për njëfarë kohe, duke i mbajtur në vende të freskëta, ose në temperatura të ulëta, në frigoriferë të posaçëm. Shumë perime, që të ruhen, i nënshtrohen një përpunimi paraprak. Kështu, p.sh., disa perime bëhen turshi, disa të tjera, si p.sh. domatja, bëhen salcë, disa të tjera bëhen komposto, marmelatë etj.
[cite]