Robinia                Robinia ose akacia e rreme, siç quhet ndryshe, është një pemë drusore që sot përdoret shumë si pemë zbukurimi. Kjo bimë ka lule të bukura, me ngjyrë të bardhë, të vendosura në trajtën e një vile rrushi të gjatë, që qëndron e varur te degët e pemës. Lulet e robinies pëlqehen shumë nga bletët, që i vizitojnë shpesh; nga një rrënjë robinie një zgjua i mirë bletësh mund të nxjerrë deri 15 kg mjaltë.              Përveç vlerës zbukuruese, robinia ka edhe rëndësi ekonomike. Druri i robinies është i fortë, i qëndrueshëm dhe i rëndë, prandaj përdoret për të përgatitur shtylla për galeritë e minierave ose shtylla telefoni. Ndërsa me drurin e staxhionuar të robinies bëhen mobile e orendi të ndryshme shtëpiake.

 

Në botën e bimëve

[cite]