Lofata Edhe lofata haset më tepër nëpër shëtitore e nëpër parqe, si pemë zbukurimi. Ajo i ka lulet me ngjyrë rozë, të grumbulluara në tufëza të vogla. Lofata haset në formë shkurreje ose dhe në formën e një peme, që arrin deri në 10 metra lartësi. Lofata rritet edhe në vendin tonë, sidomos në kodrat e rrëzë maleve, duke filluar nga Lezha e Kruja e deri poshtë në jug, në Vlorë, në Himarë, në Delvinë, në Gjirokastër etj. Druri i lofatës përdoret për të bërë sende të ndryshme zbukurimi, sepse merr shkëlqim shumë të mirë.
[cite]